Edhe këtë të dielë rruga kombëtare që lidh Librazhdin me Përrenjasin dhe pjesën tjetër të juglindjes vijon të jetë e bllokuar. Situata në këtë aks por dhe në atë Qukës-Qafë Plloçë paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas rrëshqitjes së madhe të tokës si dhe dëmtimit serioz që ka pësuar ura në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.