Top News – ‘Ju presin pasoja të rënda”, Grenell paralajmëron Kosovën: Kurti nuk e di çfarë po ndodh
07/06/2023 22:21

Diplomati amerikan Richard Grenell ka paralajmëruar kryeministrin Kurti dhe Kosovën për pasoja të rënda, nëse nuk u përmbahet angazhimeve të marra ndaj ndërkombëtarëve. Duke sjellë në vëmendje afatin e lënë nga ndërkombëtarët, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Grenell është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk e di ende se çfarë po ndodh me Kosovën. “Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t'iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk e respekton afatin. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është aspak e bukur”, shkroi Grenell në Twitter. Në reagimin e tij, Grenell komenton pikërisht deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se ‘Kosova nuk do të zgjidhë asgjë me presion apo sanksione dhe se marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe BE-në janë të shkëlqyera’. Situata në veri të Kosovës është e tensionuar që prej 26 majit, kur policia ndërhyri për të ndihmuar të hyjnë në zyrat komunale, kryetarët e dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Ndërkombëtarët kanë bërë apel për uljen e tensioneve dhe njëkohësisht kanë shtuar presionin ndaj Kosovës që të paraqesë sa më shpejt draftin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15