Rusët kanë shkruar një lutje të dëshpëruar për operatorët ukrainas të dronëve që të kursejnë magazinën e tyre, ndërsa trupat e Volodymyr Zelenskyt vazhdojnë të sulmojnë ekuivalentin rus të Amazon. Kjo vjen pasi Ukraina shënjestroi shitësin rus online Ëildberries me një seri sulmesh shkatërruese. Tani Ozon, një tjetër shitës i madh online, ka frikë se mund të jetë objektivi i radhës. Gjigandi i tregtisë elektronike shkroi një mesazh në çatinë e një prej qendrave të tij më të mëdha logjistike, duke iu lutur ukrainasve të mos e godasin. "Ky nuk është Ëildberries. Vazhdoni fluturimin", shkruhej në mesazh. Depoja është në Nizhny Novgorod, rreth 1300 km thellë në Rusi.