Kryeministri Edi Rama e zhvendosi rubrikën ‘Sy m’sy’ në Berlin, aty ku ndodhet në panairin ndërkombëtar të turizmit për të prezantuar ofertën turistike të Shqipërisë. Por, pyetjet e ndjekësve në rrjetet e tij sociale nuk lidheshin vetëm me turizmin. Kryeministri iu përgjigj një komentuesi, që e pyeti nëse e kalonte dot oqeanin, duke nënkuptuar nëse shkonte dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.