Një nga banoret më të pëlqyera nga publiku të Big Brother Vip është padyshim Jori Delli. Ish-banorja është goxha aktive në rrjetet sociale, ku numëron mbi 500 mijë ndjekës në Instagram dhe ndan për ndjekësit foto apo videonga përditshmëria e saj. Dhe pse gjërat që bukuroshja poston kanë të bëjnë me projektet e saj apo video ‘funny’ që realizon në TikTok, duket se nuk lejohen në Rusi. Me anë të një postimi në InstaStory, Jori ka pubikuar njoftimin që i kishte ardhur ku Rusia i kishte bllokuar një prej videove.