Top News – Jordania kërkon Patriotët amerikanë / Mbretëria në panik, konflikti do të zgjerohet
30/10/2023 11:49

Aleatja e vendosur e SHBA, Jordania, i kërkoi uashingtonit të dërgonte sistemet e tij të mbrojtjes ajrore Patriot në vend, për ta ndihmuar në mbrojtjen e kufijve në një kohë tensionesh të larta rajonale – tha një zëdhënës i ushtrisë jordaneze të dielën. “Ne i kërkuam palës amerikane të na ndihmojë të mbrohemi me sistemet ajrore patriot”, tha Mustafa Hiyari, zëdhënës i ushtrisë jordaneze. Raketat amerikane patriot janë vendosur në mbretëri në 2013-ën, pas një rebelimi në sirinë fqinje, pasi kordania druante se lufta civile do të kapërcente kufijtë dhe do të ndizte një konflikt rajonal. Jordania është tani shumë nervoze për shkak të frikës se bombardimet pa pushim të izraelit në gaza, që nga sulmi i beftë i hamasit në izrael, më 7 tetor, mund të përhapet po ahstu në një konflikt më të gjerë. Patriot, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara amerikane të mbrojtjes ajrore dhe është tani shumë i kërkuar dhe në mungesë, pasi aleatët në të gjithë botën e duan atë. Hiyari mohoi ndërkohë raportet në mediat sociale se pentagoni po përdorte bazat në jordani për të transportuar armë dhe pajisje ushtarake nga depot e saj në Izrael, për ta ndihmuar këtë të fundit në luftën e tij në gaza. Pentagoni i ka përdorur muajt e shkuar bazat ushtarake në jordani, në përpjekje për të fuqizuar praninë e tij ushtarake në rajon. SHBA ka dërguar një fuqi të madhe detare në lindjen e mesme, këto javë, përfshirë dy aeroplanmbajtëse, luftanijet që i mbështesin dhe me mijëra trupa të reja. Zyrtarë të lartë të administratës Biden, përfshirë sekretarin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë paralajmëruar për rrezikun e një përshkallëzimi të madh. Mbretëria e jordanisë ka me qindra trajnues amerikanë në vend dhe është një nga të paktët aleatë rajonalë që zhvillon stërvitje të shpeshta me trupat amerikane, gjatë vitit. Ushtria e Jordanisë është një nga marrësit më të mëdhenj të financimeve amerikane.

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39