Top News -Joe Biden, dy herë pozitiv / Presidenti amerikan rikthehet në izolim: Ndihem mirë
31/07/2022 14:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sërish ka rezultuar pozitiv për COVID-19, tha më 30 korrik mjeku i Shtëpisë së Bardhë. Sipas deklaratës, presidenti Biden nuk ka asnjë simptomë dhe ndihet “shumë mirë”. Biden, i cili rezultoi pozitiv për sëmundjen COVID-19 nëntë ditë më parë, por më pas rezultoi negativ dy herë gjatë kësaj jave, do të rikthehet në izolim, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O'Connor. Ai shtoi se ky ishte një rast i rrallë i rikthimit të virusit, pasi presidenti u shërua nga sëmundja duke iu nënshtruar një terapie me ilaçe anti-virale. Biden shkroi në Tëitter se rastet e riinfektimit janë të rralla. “Nuk kam asnjë simptomë dhe do të izolohem për hir të sigurisë të të gjithë personave përreth meje. Unë ende jam duke punuar dhe do t’i rikthehem terrenit shumë shpejt”, tha ai. O'Connor tha se Biden, i cili është 79 vjeç, në katër ditët e fundit ka rezultuar negativ. Ai shtoi se nuk ka plane që presidenti t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor sikurse më parë, pasi ai nuk ka simptome. Biden e ka përshkruar përvojën e tij të mëhershme me COVID-19 si të lehtë, duke thënë se ishte në gjendje të punonte nga izolimi. Ai ka argumentuar se kjo ishte falë vaksinave që ka marrë dhe trajtimeve të tjera.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30