Top News – Joe Biden: Do të ndihmoj Shqipërinë e Kosovën
18/10/2020 12:07

Vetëm dy jave përpara zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, në një deklaratë të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, e të atribuar kandidatit për presidenti të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ky I fundit I referohet shqiptarëve e lidhjeve më vendin tonë dhe Kosovën. Në deklaratën e postuar në faqen e FB të gazetës në fjalë, theksohet se ish numri dy I Shtëpisë së Bardhë është një mik I hershëm I Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, nenvizohet aty, Biden do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, e zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon. Në deklaratë, ai angazhohet të: Forcojë relatat SHBA-Shqipëri përmes rritjes së marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, për t`u siguruar që Shqipëria të mbetet një aleat I fuqishëm në Nato e të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo do të thotë të ndihmojë shqiptarët të realizojnë reformat ë vështira- përfshirë ato të sundimit të ligjit, ani-korrupsionit, reformat e gjyqësorit dhe ato elektorale. Të ndihmojë, së bashku me partnerët europianë ekonomitë e rajonit të goditura nga pandemia, që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt. Një pjesë të rëndësishme të deklaratës e zë dhe Kosova, të cilën Biden e ka vizituar dy herë. Kandidati presidencial demokrat në SHBA deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Biden, I cili e ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999, e kritikon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, ndërsa premton të rikthejë ndershmërinë dhe barazinë e marrëdhënieve mes tyre teksa të ecet drejt një bashkëpunimi më të mirë.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21