Gjeorgjia, do të aplikojë menjëherë për anëtarësim në BE, nga frika e përhapjes së luftës në Ukrainë edhe në vendin e saj. Vendimi i ish-shtet sovjetik në Detin e Zi vjen një ditë pasi Parlamenti Europian mbështeti kërkesë e Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE dhe për të marrë statusin e vendit kandidat. Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane’ i ka bërë thirrje BE-së “të shqyrtojë kërkesën për integrim në mënyrë urgjente dhe të marrë vendimin për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE”.