Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, organizata më e vjetër në mbrojtje të mjedisit në vendin tonë ka kundërshtuar ndërtimin e resortit Blue Borgo në Rrjoll të Velipojës nga kompania Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj. PPNEA thotë se projekti rrezikon të betonizojë një zonë të mbrojtur me rëndësi ndërkombëtare.