Krahas emergjencës humanitare, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një tjetër alarm për Rripin e Gazës, ku po përhapen me shpejtësi sëmundjet, të favorizuara edhe nga ndryshimet klimatike stinore. OBSH-ja ka shprehur shqetësimin se qëndrimi i një numri të madh njerëzish nëpër strehimore për shkak të luftës, por edhe kushtet minimale të ushqyerjes, ujit të pijshëm dhe higjienës, po shtojnë gjithnjë e më shumë sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme.