Zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian, që kërkon të dhëna biometrike dhe po shkakton radhë e vonesa në aeroporte, po ndryshon hartën e turizmit në Evropë. Ndërsa udhëtarët përballen me procedura më të gjata dhe më të ndërlikuara në zonën Shengen, vëmendja po zhvendoset drejt vendeve jashtë BE-së, si Shqipëria dhe Mali i Zi, që ofrojnë rregulla më të thjeshta hyrjeje.