Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj dy ndërtuesve dhe dy punonjësve të policisë së Shtetit, që akuzohen nga prokuroria për veprat penale ndërtim i paligjshëm, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre. Akuzat lidhen me hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës për një objekt shumëkatësh të vendosur në rrugën Llukë Kaçaj në kryeqytet.