Policia e Fierit ka arrestuar dy vajzat e tjera të përfshira në dhunën barbare ndaj 17 vjeçares, ngjarje e rëndë e ndodhur në fillim të muajit qershor. Në pranga është vënë 19-vjeçarja Leonela Lamaj, ndërsa për 15-vjeçaren me iniciale M.K. është caktuar masa e arrestit, e shoqëruar me trajtim të detyruar në spital psikiatrik. Po ashtu, ndaj të miturës tjetër, 15-vjeçares me iniciale K.D., është caktuar masa e sigurisë "arrest në shtëpi". Masat e sigurisë pritet të shqyrtohen për vlerësim nga Gjykata e Fierit brenda afatit ligjor prej 72 orësh.