Oficeri i antiterrorit, Igli Haxhiaj jo vetëm që dekonspiroi hetimet e autoriteteve shqiptare ndaj një grupi të trafikut ndërkombëtar të kokainës, por u përfshi edhe vetë, të paktën në bisedime për trafik ndërkombëtar droge. Përgjimet e siguruara nga SPAK, s inga aplikacionet Sky dhe Encrochat, ashtu edhe përmes pajisjeve ambientale tregojnë se Haxhiaj në vitin 2020 i është vetëofruar grupit të trafikut të drogës për t’i paralajmëruar se ishin nën përgjim.