Një spital në Izrael ka thënë se do të nisë testime në stafin shëndetësor për të kuptuar efektin e dozës së katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Rreth 150 pjesëtarë të stafit mjekësor në Spitalin Shiba afër Tel Avivit do të marrin dozën e katërt të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech. Secili prej tyre ka marrë dozën e tretë të vaksinës më 20 gusht. “Në këtë studim ne do të analizojmë efektin e vaksinës së katërt sa u përket antitrupave, parandalimit të sëmundjes dhe analizimit të sigurisë”, ka thënë Gili Regev-Jochai, drejtore e departamentit për sëmundje infektive. Sipas spitalit, ky është studimi i parë i këtij lloji në botë.