Ushtarët ukrainas e kanë të qartë se cilët janë rreziqet e përdorimit të një telefoni celular në vijën e frontit, dhe rregullat për këtë atyre u janë bërë të njohura prej kohësh, që nga fillimi i konfliktit me separatistët pro rusë në lindje të vendit në 2014-ën. Tani, prova të reja tregojnë se rrjetet e telefonisë së lëvizshme tani po kthehen në armë dhe po përdoren si një instrument i ri lufte me secilën nga palët, si Moskën ashtu edhe Kievin, që gjurmojnë telefonat e ushtarëve.