Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith, ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për trazirat e 6 janarit të vitit 2020. Aktakuza e re e ngarkon Trumpin me të njëjtat akuza kriminale, sikurse ajo e vjetra, por përmban disa ndryshime teknike që reflektojnë vendimin e gjykatës supreme amerikane, që tha se Trump gëzonte imunitet në atë kohë si President.