Katër muaj më parë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike gjetën dakordësinë dhe me 100 vota pro votuan në Kuvend ndryshimin e rregullores, që deri në atë kohë ishte shndërruar në një mollë sherri shtesë në frontet e shumta të përplasjes mes dy palëve. Mes ndryshimeve u fut edhe një propozim i demokratëve për kohëzgjatjen e seancave plenare. Propozimi që aktualisht është në fuqi parashikonte që seancat plenare të ndërpriteshin në orën 22:00.