Top News – Jo sanksione mbi Nord Stream 2/ Biden mbron vendimin-do zemëronim aleatët evropianë
26/05/2021 13:07

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se administata e tij ka vendosur të heqë sanksionet ndaj projektit të gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, sepse ai veçse është finalizuar dhe se sanksionet do të dëmtonin lidhjet me aleatët evropianë. “Është pothuajse i kompletuar”, ka thënë Biden për gazsjellësin që do të çojë gaz nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik. “Nuk është se unë mund ta lejoj Gjermaninë të bëjë diçka apo jo.. vendosja e sanksioneve tani mendoj se nuk do të ishte produktive sa u përket lidhjeve tona me evropianët”, ka thënë ai para gazetarëve, duke shtuar se ka qenë kundër projektit prej bërjes publike të tij. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se kompania, e cila është mbrapa gazsjellësit dhe udhëheqësi i saj gjerman Matthias Ëarnig, aleat i presidentit rus Vladimir Putin, janë përfshirë në aktivitete që duhet sanksionuar. Megjithatë administrata Biden ka hequr sanksionet duke thënë se diçka e tillë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Rreth 95 për qind e gazjellësit Rrjedha Veriore 2 ka përfunduar dhe i gjithë projekti mund të përfundojë deri në shtator. Në Uashington, heqja e sanksioneve është pritur me kritika nga republikanët dhe disa demokratë. Gazsjellësi, që tani është 95 për qind i kompletuar dhe puna për të mund të finalizohet në shtator, ka qenë në qendër të përplasjeve politike në mes të Berlinit dhe Uashingtonit gjatë administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump. Mirëpo prej ardhjes në pushtet të Bidenit, ai ka tentuar të rikthejë lidhjet me Evropën. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se gasjellësi do ta bëjë Evropën më të varur nga furnizimet me energji të Rusisë. Qeveria gjermane ka refuzuar të ndalë punën në projekt, duke thënë se kjo është çështje sovrane e saj. Biden, i cili do të takohet ndaras me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Putinin gjatë një udhëtimi në Evropë, në muajin qershor, ka thënë se gjermanët janë të vetëdijshëm për shqetësimet e amerikanëve.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB