Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeç në përpjekje për të frenuar ndikimin negativ mbi shëndetin e tyre. Për të rinjtë e moshës 15 deri në 18-vjeç, raporti propozon një “orë policore digjitale”, sipas së cilës rrjetet sociale do të bëheshin të pa aksesueshme nga ora 22:00 deri në orën 08:00.