Gjermania ka refuzuar të dërgojë sistemet ajrore mbrojtëse Patriot në Ukrainë. Në vend të saj, sistemet do të vendosen në poloni, tha ministri polak i mbrojtjes. Më 30 nëntor, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i kërkoi gjermanisë ti jepte sistemet patriot kievit, sisteme këto që ishin përgatitur të dërgoheshin në Poloni. “Pas bisedimeve me ministrin gjerman të mbrojtjes, u zhgënjeva me vendimin për të mos i dërguar sistemet në Ukrainë. Dërgimi i raketave patriot në ukrainën perëndimore do të rriste sigurinë e polakëve dhe ukrainasve së bashku”, tha ministri polak. Sipas tij, sistemet tani do të instalohen dhe do të lidhen me sistemin e mbrojtjes kombëtare në poloni. “Ne po punojmë për të koordinuar pritjen e sistemeve në poloni dhe lidhjen e tyre me sistemet tona të kontrollit”, shtoi ai.