Teksa na ndajnë pak më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj, sipas të cilit, ndalohen nëpunësit e administratës publike që të nxjerrin pastime me përmbajtje politike. Propozimi I demokratëve kufizon të drejtën e shprehjes në rrjetet sociale, ku konkretisht në draft propozim thuhet: “Nëpunësit civil ose punonjësit që kryejnë një funksion jopolitik në administratën publike, ndalohet të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale”