Top News – Jo përsëri…vjen paralajmërimi/ Kina do ndezë një tjetër pandemi më të rëndë se kjo
24/05/2021 16:08

Kina do të ndezë një tjetër pandemi në botë, ndoshta edhe më të rëndë se koronavirusi, nëse nuk mësohet nga pësimet e këtij shpërthimi – paralajmërojnë ekspertët. Bota po vazhdon të përpiqet të ringrihet ndërsa koronavirusi vazhdon të vrasë, duke i marrë jetën më shumë se 3.3 milionë njerëzve e duke regjistruar mbi 700 mijë raste të reja në një ditë. Presioni ndërkohë po rritet mbi partinë komuniste për të nxjerrë mësime nga situata por Pekini vazhdon të përpiqet ta hedhë fajin tjetërkund. Të hënën u bë e ditur se tre shkencëtarë në një laborator në Vuhan u sëmurën ndërsa virusi u shfaq së pari. Ndërkohë një panel i pavarur doli në përfundimin se përhapja shkatërrimtare e virusit ishte e parandalueshme dhe kina ishte shumë e ngadaltë në ndarjen e të dhënave për sëmundjen e re. Studimet kineze janë përpjekur të tregojnë se virusi lindi tjetërkund, diplomatët në pekin kanë nxitur ndërkohë teori konspirative si ajo që virusi ka dalë nga një laborator armësh biologjike amerikan dhe partia komuniste është akuzuar se është përpjekur të mbulojë virusin. Janë të shumtë ndërkohë shkencëtarët perëndimorë që besojnë se pandemia mund të ketë nisur me një rrjedhje nga një laborator biologjik në Vuhan dhe që druajnë se edhe një tjetër virus vrastar mund të dalë që andej. Ekspertët po ashtu i kanë kërkuar qeverisë kineze për të lejuar një hetim ndërkombëtar që do të shkonte përtej atij të OBSH, në mënyrë që një pandemi e tillë të mos përsëritet më. Është e njohur se kina ka kryer shumë kërkime të rrezikshme dhe të diskutueshme për sa i takon etikës, që në shumë vende perëndimore nuk do të lejoheshin. Madsje javën e kaluar u bë e ditur se shkencëtarët kinezë po merrnin në konsideratë shndërrimin në armë të koronaviruseve në 2015, por sidoqoftë, nuk ka ndonjë lidhje të dukshme mes covidit dhe këtij projekti.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB