Ligjvënësit francezë kanë miratuar një projektligj që do të ndalonte përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, një veprim i mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron si një mënyrë për të mbrojtur fëmijët nga koha e tepërt para ekranit. Asambleja e ulët kombëtare e miratoi tekstin me 130 vota pro dhe 21 kundër në një seancë të gjatë, natës e kaluar. Tani projektligji do të shkojë në Senat, dhomën e sipërme të Francës, përpara se të bëhet ligj.