Partia Socialiste ka zyrtarizuar projekt-idenë e saj për reformën territoriale dhe administrative. Gjatë diskutimeve të së mërkurës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Arbjan Mazniku hodhi idenë e reduktimit të numrit të bashkive.