Kryeministi Edi Rama paralajmëroi nisjen nga dita e hënë e aksionit kundër shitjes së qumështit në të zezë dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare. dua të sjell në vëmendje dhe faktin që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë sepse duke filluar nga java e ardhshme do konfiskohet çdolloj shishe qumështi pa faturë dhe çdolloj bulmeti pa faturë. Është përveçse e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Kështu që duke filluar nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë në të gjithë dyqane, tregje etj. Paralajmërimi i Kryeministri u bë në fund të fjalës që mbajti në lidhje me programin e qeverisë për Bujqësinë 2030.