Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, ndwrkohw qw masat kundër koronavirusit po lehtësohen në mbarë bllokun. Agjencia Europiane për Siguri dhe Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit ajror”.