Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për të refuzuar kërkesat e sigurisë të Rusisë. Borrell i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë rrugën diplomatike, pasi tha se është e vetmja mënyrë për zgjidhje afatgjate të krizës ndërmjet Moskës dhe Kievit. “Mirëpres përgjigjen e shkruar të sekretarit Blinken për propozimet e sigurisë së Rusisë. Rruga diplomatike është e vetmja zgjidhje afatgjatë për qytetarët e Ukrainës dhe qytetarët e Evropës. I bëj thirrje Rusisë që ta pranojë. BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuara në qasjen tonë të përbashkët”, ka shkruar në Tëitter Borrell. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka njoftuar se nuk ka pranuar kërkesat e sigurisë së Rusisë, ku përfshihej edhe mospranimi i Ukrainës në NATO.