Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të vizitojë Tiranën muajin tjetër. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e dha lajmin gjatë një takimi me të rinj sipërmarrës, të mbledhur bashkë nga YPA Albania, një organizatë pjesë e të cilës janë mbi 28 mijë liderë, që takohen çdo vit për t’u forcuar e për të përmirësuar botën e biznesit. Veliaj tha gjithashtu se aktivitetet e shumta në kryeqytetin shqiptar kanë krijuar një energji pozitive që vihet re nga kushdo që po e viziton.