Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Venezuela, ku një burrë ka arritur të dalë gjallë pas tetë ditësh i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmete të dyfishta që kanë shkaktuar një tragjedi masive në vend. Hernán Gil u nxor nga ekipet e emergjencës më shumë se 100 orë pasi u lokalizua nën masivin e betonin me peshë afro 140 ton, në një operacion që zjarrfikësit e përfshirë e kanë cilësuar si një nga më të vështirët dhe më teknikisht kompleksët që kanë kryer ndonjëherë. Në kërkim-shpëtim morën pjesë ekipe nga disa vende, përfshirë Venezuelën, Kilin, Kosta Rikën, El Salvadorin, Meksikën, Portugalinë dhe Shtetet e Bashkuara.