Top News – Jetë jashtëtokësore në hënat e Saturnit / Shkencëtarët zbulojnë përbërës organikë
01/10/2025 15:53

Një oqean i fshehur nën shtresën e akullt të hënës së Saturnit, Enkeladus, përmban molekula komplekse organike, sipas një studimi të publikuar të mërkurën, duke ofruar dëshmi të mëtejshme se në këtë botë të vogël mund të ketë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të pasur jetë jashtëtokësore. Me vetëm 500 kilometra gjerësi dhe e padukshme me sy të lirë, hëna Enkeladus është një prej qindra hënave që rrotullohen rreth planetit të gjashtë nga Dielli. Për një kohë të gjatë shkencëtarët besonin se Enkeladusi ishte shumë larg nga Dielli dhe për pasojë shumë e ftohtë për të qenë e banueshme. Më pas, sonda Cassini fluturoi disa herë pranë kësaj hëne gjatë një udhëtimi për në Saturn dhe në unazat e tij në periudhën 2004-2017, duke zbuluar prova se një oqean i madh me ujë të kripur fshihet nën një strese akullnajore, prej disa kilometrash, të hënës. Që atëherë, shkencëtarët kanë analizuar të dhëna të mbledhura nga sonda Cassini, duke zbuluar se oqeani ka shumë nga elementet që mendohet se janë të nevojshme për të mundësuar jetën, përfshirë kripë, metan, dyoksid karboni dhe fosfor. Kur sonda kaloi mbi polin jugor të hënës, zbuloi ujë që shpërthente përmes të çarave në sipërfaqe. Ky ujë nxirrte grimca të vogla akulli, më të vogla se kokrrat e rërës, në hapësirë. Ndërsa disa prej këtyre grimcave të akullit binin sërish në sipërfaqen e hënës, të tjerat grumbulloheshin rreth njërës prej shumë unazave të Saturnit.

Top Channel/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një i plagosur
06/04 12:30
Top Channel/ Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup
06/04 12:28
Top Channel/ Fshati që do ujë dhe drita! Në Mal të Martaneshit, banorët: Na ndihmoni
06/04 12:27
Top Channel/ Varfëri dhe mbijetesë, familja me gjashtë anëtarë në Kopacëz të Delvinës mes skamjes
06/04 12:26
Top Channel/ Fermerët: Po falimentojmë! Në Myzeqe fermerët janë të zhgënjyer nga skemat kombëtare
06/04 12:25
“Do të shkrumbohet Tirana”/ Ekspertët: Ja si po ‘luhet’ me luftën/ Po manipulohen… | Breaking
06/04 12:24
“Kina po rrënohet”/ Eksperti: SHBA ka qëllim që nëpërmjet Iranit të godasë… | Breaking
06/04 12:23
Top News – ‘Qetësohu dhe ruaj gjakftohtësinë’. Ambasadat iraniane shpërfillin kërcënimet e Trump
06/04 12:17
Top Channel/ Shpërthim në Lezhë! Bombola e gazit shpërthen te byrektorja, dëme dhe në bizneset pranë
06/04 12:15
Top News- Kriza politike për presidentin e ri/ Kosovë, Kurti nis takimet me liderët opozitarë
06/04 12:13
Top News – Ukraina aleancë ushtarake me Sirinë. Zelensky në Damask, bashkëpunim për sigurinë
06/04 12:04
Top News – Dosja Partizani, Berisha sfidon Ramën: Nëse thirret në seancë, do të shkoj për ballafaqim
06/04 12:04
Top Channel/ Do rregullonte defektin e një antene të kompanisë telefonike, aksidentohet 50-vjeçari
06/04 11:59
“440 një kilogram domate/Ditë të errëta na presin”/Ekspertët në alarmin: Duhet të përgatitemi për…
06/04 11:57
‘Braçe pakt me Ramën për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Manastirliun’/Plas ‘mina’:Në PS ka inatçinj, jo…
06/04 11:57
Top News – Ngec deklasifikimi i dosjeve. AIDSSH: Shkak një VKM e pakonsultuar, duhet mendimi i SHISH
06/04 11:45
Top News- Vuçiç ‘zbulon’ komplotin kundër Serbisë/ Orban akuza se po sabotohen nga opozita e Kievi
06/04 11:39
Top News – Koreja e Veriut ‘braktis’ Iranin. Inteligjenca koreanojugore- Nuk e ka furnizuar me armë
06/04 11:38
Top News- Tritol banesës në Memaliaj, autorët djegin makinën gjatë arratisjes
06/04 11:16
Top News-Dëme kolosale nga shpërthimi në Lezhë/ Bizneset:Humbëm çdo gjë, të merren masa për bombolat
06/04 11:15