Top News – ‘Jeta po mbaron në Gaza!’ Katastrofa humanitare ‘pas porte’, ndihmat ‘presin’ në kufi
17/10/2023 11:19

Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të zhbllokojnë dërgesat me ndihmë për civilët në Gazën e rrethuar nga Izraeli pas sulmit brutal të militantëve të Hamasit. Punonjësit e ndihmave kanë paralajmëruar se jeta në Gazë është afër një kolapsi të plotë për shkak të rrethimit izraelit, ndërsa qindra mijëra persona po kërkojnë strehim, dhe në anën tjetër, furnizimet me ujë dhe energji po mbarohen në spitale. Në pikëkalimin në Rafah – që është pika e vetme që lidh Gazën me Egjiptin – dërgesat me ndihma po presin të nisen drejt territorit të vogël e të mbipopulluar, ndërkaq civilët e bllokuar – shumica palestinezë me shtetësi të dyfishtë – po shpresojnë se do të lejohen që të largohen për në Egjipt. Ndërmjetësit po tentojnë që të arrijnë një armëpushim për të hapur kufirin që u mbyll javën e kaluar pas sulmeve izraelite, por mëngjesin e së martës ishte e paqartë nëse kjo pikë kufitare do të vazhdojë të jetë e mbyllur. “Vazhdon të mos ketë ujë për shumicën dërrmuese të popullsisë në Gaza”, tha Juliette Touma, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së që ndihmon palestinezët, UNRËA. “Bëhet fjalë për 2 milionë njerëz në Rripin e Gazës që nuk kanë ujë, dhe uji po mbaron, uji është jetë, dhe jeta po mbaron në Gaza”. UNRËA tha të hënën se nuk ka mjaftueshëm qefinë për të mbledhur trupat e të vdekurve në Gaza.

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48