Aktiviteti njerëzor po e shtyn jetën në planetin tonë me shpejtësi drejt zhdukjes. Ky është përfundimi i studimit të një ekipi ndërkombëtar prej 29 shkencëtarësh. Raporti është publikuar në ‘Science Advances’. Në të thuhet se ‘shumë shpejt’ Toka do të jetë një planet armiqësor me jetën, i pabanueshëm për shumicën e specieve të saj, përfshirë këtu edhe njerëzimin.