Ukraina po përfundon përgatitjet për kundërofensivën e saj pranverore kundër Rusisë dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se vendi i tij do të luftojë me ose pa avionë luftarakë të Perëndimit. Përparimi i Ukrainës në fushën e betejës varet shumë nga furnizimet ushtarake nga Perëndimi. Ekspertët ushtarakë thonë se, pa avionë të avancuar nga aleatët e NATO-s, kundërofensiva e Kievit ka të ngjarë të shoqërohet me shkatërrim dhe humbje të kushtueshme. Së fundmi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ishte në mesin e udhëheqësve perëndimorë që zhvilluan takime me udhëheqjen dhe komandën ushtarake të Ukrainës