Top News – Jemeni ‘i shpall luftë’ SHBA-së / Rrëzon dronin ushtarak amerikan, rriten tensionet
09/11/2023 11:49

Një dron ushtarak amerikan, MQ-9, u rrëzua të mërkurën nga rebelët Houthi të Jemenit, thanë dy zyrtarë amerikanë dhe grupi rebel i lidhur me Iranin. Dronët amerikanë janë rrëzuar edhe në të kaluarën nga rebelët Houthi, por ky incident vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon. Uashingtoni është në gatishmëri të lartë lidhur me aktivitetet e grupeve të mbështetura nga Irani, ndërsa tensionet rajonale vazhdojnë të thellohen mes luftës së Izraelit kundër Hamasit. Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se droni i prodhuar nga firma “General Atomics”, ishte rrëzuar në brigjet e Jemenit. Ata nuk thanë nëse droni ishte qëlluar në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Një zëdhënës ushtarak i lëvizjes Houthi tha përmes një deklarate se ata e kishin rrëzuar dronin në hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale të Jemenit. Në vitin 2019, rebelët Houthi rrëzuan dronë amerikanë në dy raste të veçanta në Jemen. Pentagoni ka dërguar mijëra trupa në rajon në përpjekje për të frenuar përhapjen e konfliktit, përfshirë dy aeroplanmbajtëse. Disa nga ato trupa kanë shërbyer në Detin e Kuq. Muajin e kaluar, një luftanije amerikane eliminoi katër raketa dhe më shumë se një duzinë dronësh të lëshuar nga rebelët Houthi në Jemen drejt Izraelit.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21