Në një mishërim të historisë dhe artit, kalaja e Ishmit mirëpriti “Jehonën Verore”, ku nën kujdesin e veçantë të deputetit socialist, Jurgis Çyrbja nuk mungoi atmosfera e ngrohtë, trokitja e gotave, piktura dhe muzika. Aktiviteti më i ri dy ditor hapi dyert më 9 dhe 10 gusht për të pritur banorë dhe turistë, e për të vendosur një gur të rëndësishëm në promovimin turistik të vendit.