Top News/ Jehojnë sirenat në Izraelin qendror / Hezbollahu lëshon breshëri raketash, frikë në vend
22/10/2024 12:08

Hezbollahu ka lëshuar një breshëri raketash në Izraelin qendror të martën, duke bërë që të ndizen sirenat paralajmëruese për sulme ajrore në shumicën e pjesëve të banuara në Izrael. Megjithatë, sulmet e Hezbollahut duket se nuk kanë shkaktuar dëme apo viktima. Ushtria izraelite tha se pesë raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit, duke shtuar se shumica e tyre u penguan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit, ndërkaq një raketë ra në një hapësirë të pabanuar. Izraeli tha se në të njëjtën kohë, rreth 15 predha u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izraelit. Herët në mëngjes, Hezbollahu tha se ka lëshuar raketa drejt dy bazave të rëndësishme afër Tel Avivit dhe një baze detare në perëndim të Haifës. Sulmet me raketa vijnë në kohën kur Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Liban, duke shënjestruar institucionet financiare që udhëhiqen nga Hezbollahu dhe teksa SHBA-ja po tenton të rinisë bisedimet për armëpushim në Gazë, pas vrasjes së Yahya Sinëarit, udhëheqësit të Hamasit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se do ta zhdukë Hamasin dhe do të kthejë dhjetëra pengje që mbahen nga grupi. Hamasi ka thënë se pengjet do të lirohen kur të arrihet një armëpushim afatgjatë dhe kur Izraeli të tërhiqet plotësisht nga Gaza dhe të lirohen të burgosurit palestinezë.

Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34