Ish-emisari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është përplasur virtualisht me kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq në platformën “X”. Politikani serb Sanduloviq, reagoi pas deklaratës së Grenell, ku ky I fundit iu drejtua Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, se “gjermanët janë në anën e gabuar të historisë”.