JD Vance dhe bashkëshortja e tij kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të katërt, i pari i lindur nga një zëvendëspresident në detyrë i SHBA-së në më shumë se 150 vjet. Alec Neel Vance, i cili lindi të dielën, u bashkohet vëllezërve dhe motrave më të mëdhenj Eëan, nëntë vjeç, Vivek, gjashtë vjeç, dhe Mirabel katër vjeç. Vance e dha lajmin në mediat sociale me një deklaratë të përbashkët me të shoqen, Usha. "Jemi të emocionuar të njoftojmë se djali ynë, Alec Neel Vance, lindi këtë mëngjes. Usha dhe foshnja janë të shëndetshëm, dhe fëmijët tanë janë shumë të gëzuar që do të takojnë vëllain e tyre të vogël", thuhej në deklaratë.