Top News/ Java Kulturore Italiane, nis nga e diela me veprën ‘Voci di Donne’ të Puccinit
01/06/2024 12:50

Nga data 2 deri në datën 8 qershor, Shqipëria do të mirëpresë Javën Kulturore Italiane. Aktivitet që vjen në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Për 7 ditë me radhë në Tiranë, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Gramsh dhe Durrës do të organizohen një seri aktivitetesh, që do të përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet. Sipari i aktiviteteve do të çelet nga e diela në orën 20:00 me një event madhështor që feston historinë, kulturën dhe trashëgiminë e Parkut Kombëtar Arkeologjik të Butrintit në Sarandë. Do të jetë grupi artistik “Artemis Danza”, cili pritet të sjellë emocione të forta me interpretimin muzikor, koreografik dhe visual të 4 akteve të veprës opersitike "Voci di Donne", të kompozitorit legjendar Puccini. E pa dyshim, përzgjedhja e skenës nuk kishte si të ishte rastësore. Mbajtja e kësaj shfaqje artistike vjen në kuadër të 100 vjetorit të zbulimit të Parkut Kombëtar Arkeologjik aq të vizituar nga miliona turistët që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Përveç shfaqjeve artistike të përzgjedhura do të ketë dhe ekspozita të ndryshme, prezantime librash, paradë me makina retro e jo vetëm. Ndërsa pritet që më 5 qershor të vijë dhe kryeministrja italiane Giorigia Meloni.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06