Inflacioni në eurozonë ka arritur në më shumë se tetë për qind, kursi i euros ka zbritur në nivelin e dollarit ndërkohë që në një nga ekonomitë më të mëdha të zonës euro, Itali, ka një krizë qeveritare. Të gjitha këto, do të jenë në fokus të Bankës qendrore evropiane, këshilli i të cilës do të mblidhet këtë të enjte për të vendosur për drejtimin e mëtejshëm të politikës monetare.