Vapa ekstreme që ka përfshirë Japoninë po ndryshon edhe kodin e veshjes në vendin e punës. Qeveria Metropolitane e Tokios po u kërkon kompanive t’u japin punonjësve më shumë liri në zgjedhjen e veshjeve, duke lejuar për herë të parë që burrat të shkojnë në zyrë edhe me pantallona të shkurtra. Nisma, e quajtur “Tokyo Cool Biz”, u prezantua në prill, si pjesë e masave për të përballuar temperaturat e larta dhe për të ulur konsumin e energjisë. Përveç pantallonave të shkurtra, rekomandohen edhe bluza me mëngë të shkurtra dhe atlete, në vend të kostumeve tradicionale me kollare.