Top News – Japonia militarizohet sërish… / Do të dyfishojë shpenzimet për mbrojtjen
08/08/2023 11:49

78 vjet më parë Shtetet e Bashkuara lëshuan dy bomba atomike në Japoni, duke vrarë qindra mijëra civilë në Hiroshima dhe Nagasaki, sulm që i dha fund Luftës së Dytë Botërore. Kushtetua e Japonisë pas luftës vuri kufizime për forcat e armatosura, duke hequr dorë nga lufta si një e drejtë e vendit. Por tani, kërcënimet në rritje nga Kina fqinje dhe Koreja e Veriut kanë nxitur një ndryshim rrënjësor të qëndrimit të Tokios.Humbja në vitin 1945 bëri që Japonia të vinte kufizime për ushtrinë e saj. Në bazë të kushtetutës së pasluftës Japonia hoqi dorë nga lufta si një e drejtë kombëtare. Por ky qëndrim po ndryshon.Thirrjet për çarmatim po përballen me realitetin e një Indo-Paqësori gjithnjë e më të tensionuar dhe të militarizuar. Gjatë muajve të fundit Koreja e Veriut ka lëshuar dhjetëra raketa në Detin e Japonisë. Po ashtu, veprimet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore shihen si një kërcënim i drejtpërdrejt për Japoninë.“Ka një hendek të madh midis Japonisë dhe Kinës për sa i përket aftësive mbrojtëse. Tokio e pranon se duhet ta tejkalojmë këtë hendek. Publiku i gjerë japonez e mbështet udhëheqjen politike, sepse jemi dëshmitarë të asaj që ndodhi me Ukrainën”, thotë për Zerin e Amerikës Tetsuo Kotani nga Institutit Japonez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Japonia synon që deri në vitin 2027 të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes dhe të fitojë aftësi goditëse kundër bazave të huaja, gjë që ka qënë e ndaluar për dekada me radhë. Gjithashtu po ndryshon edhe opinioni i publikut ndaj armëve bërthamore. Sipas ekspertëve, tani publiku në japoni pranon se duhet të mbështetemi tek ombrella bërthamore amerikane.Japonia po shkon drejt një epoke të re, duke hedhur poshtë qëndrimin e pasluftës dhe ndërtuar një ushtri të fuqishme. Ndërsa shuhen të mbijetuarit e bombave atomike, shpresa e tyre është që mësimet nga Hiroshima dhe Nagasaki të mos harrohen.

Top Channel/ Vendimi tronditës! Trump do rinisë dëbimin e emigrantëve, Supremja jep “OK”
29/09 23:09
Top News- Putin jep porositë për Dodik, takim në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnjë
29/09 23:00
Top Channel/ Alarm për përplasje ushtarake/Rusia kërcënon NATO-n: Do përdorim të gjithë arsenalin
29/09 22:33
Top News- Tension pranë bazës amerikane në Angli, alarm për sulm terrorist?
29/09 22:33
Top News- Netanyahu paralajmëron armiqtë: Mos u ngatërroni me Izraelin, do t’ju arrijmë kudo
29/09 22:32
Top Channel/ “Isha një gur shahu”/ Rrëfimi i gazetarit amerikan për arrestimin dhe burgun në Rusi
29/09 22:32
Top Channel/ Nëna akuzohet për vrasjen e 3 fëmijëve, avokati përmbys mbrojtjen në gjyq
29/09 22:30
Top News- ‘Makina Zombi’ për të shkatërruar rusët/ Ukraina nis ofensivën e madhe në frontin e luftës
29/09 20:30
Top News- “Kujt i bërtet ti?”, prindi rreh keq drejtoreshën e kopshtit pasi i ngriti zërin fëmijës
29/09 20:00
Top News – 4,100 vjet burg për një krim që s’e kryen kurrë, të dhënat tronditëse nga SHBA
29/09 19:19
Top Channel/ Lirohen 5 “terroristët”. Hetimi në Britani vijon pas alarmit pranë bazës ajrore
29/09 15:32
Top Channel/ Moska i shkruan NATO-s: “Do e mbrojmë me thonj Kaliningradin”; vjen përgjigja!
29/09 15:20
Top News – Prek tokën si stuhi e kategorisë 3 / Uragani Polo godet Meksikën, kërcënon SHBA-në
29/09 15:10
Top News – Vizitë sekrete në Emiratet e Bashkuara / Netanyahu ‘me mision’, konfirmon Abu Dhabi
29/09 15:02
Top News – 10 mijë koreanoveriorë drejt luftës/ Zelenski konfirmon: 8 mijë trupa janë tashmë në Rusi
29/09 14:45
Top News – Asnjë kontakt me botën deri në 2038 / Murgu nis izolimin 12 vjeçar në tempullin budist
29/09 14:37
Top Channel/ Franca “në flakë”: Studentët përleshen me policinë, protesta për kushtet në shkolla!
29/09 14:33
Top News – Irani: Trump, ky gënjeshtar i madh! ‘Nëse ne nuk shesim naftë, askush tjetër nuk mundet’
29/09 14:19
Top News – Ekzekuton gruan e parë pas 200 vitesh / Tennessee ‘bën gati injeksionin’, vrau 18 vjeç
29/09 13:50
Top News – NATO bën thirrje për qetësi…Rusia, sulm mbi kompaninë estoneze të mbrojtjes
29/09 13:49