Japonia është detyruar të hedhë në erë raketën e saj të re pas një lancimi të dështuar, të martën, duke u kthyer kështu pas në përpjekjen për të carë në një treg që tani udhëhiqet nga Space X e Elon Musk. Agjencia hapësinore japoneze u detyrua ti jepte komandën e vetëshkatërrimit raketës H3, kur motori i dytë i saj dështoi vetëm pak minuta pas ngritjes.