Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të aeroplanëve luftarakë afër Tokios, teksa shtetet avancojnë në mbrojtje dhe siguri, pas shqetësimeve për kapacitetet ushtarake të Kinës. Stërvitjet 11-ditore do të përfshijnë tetë aeroplanë luftarakë japonezë, katër indianë, dy transportues aeroplanësh dhe armë tjera të rënda, ka thënë Ministria japoneze e Mbrojtjes. Dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri për këto stërvitje më 2019, mirëpo ato janë shtyrë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.