20 persona mungojnë në apel në Japoninë qendrore pasi një rrëshqitje gjigande dheu goditi qytetin si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Videot në mediat sociale tregonin një rrjedhë balte që zbriste nga një faqe mali, mbulonte qytetin dhe vijonte drejt detit. Disa shtëpi u shkatërruan dhe u mbuluan nga masa e baltës. Agjencia e lajmeve Kyodo, raportoi se trupat e të paktën dy viktimave janë gjetur në afërsi të portit.