Top News/ Japoni, mrekulli mes rrënojave…90 vjeçarja nxirret e gjallë, pesë ditë pas tërmetit
07/01/2024 14:48

Një grua e moshuar rreth të 90-tave, është shpëtuar nga rrënojat e një shtëpie dy katëshe, kur kishin kaluar më shumë se pesë ditë nga tërmeti i fuqishëm që goditi japoninë. Skuadrat e shpëtimit e gjetën gruan në qytetin Suzu, në prefekturën Ishikava, të shtunën në mbrëmje, 124 orë pas tërmetit, dhe e cuan atë në një spital të afërt. Të dielën, një mjek i tha gazetarëve se gruaja e moshuar ishte në gjendje të mirë, aq sa mund të bënte edhe biseda, por kishte lëndime në këmbë. Një pjesëtar i skuadrave të shpëtimit tha se gjunjtë e të moshuarës ishin bllokuar nga një orendi shtëpiake dhe se kishte patur një hapësirë shumë të vogël mes katit të parë dhe të dytë, ku ajo ishte bllokuar. Ishin dashur disa orë punë për të zhbllokuar këmbët e saj. Tërmeti me magnitudë 7.5, goditi japoninë qendrore më 1 janar, duke ndezur edhe një alarm për tsunami deri në rusinë lindore. Mijëra njerëz që jetonin në zonat bregdetare u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë ndërkohë që ndërtesa e rrugë u shkatërruan. Shumë struktura po ashtu u dogjën. Numri i viktimave të katastrofës është të paktën 126, sipas të dhënave më të fundit të ndara nga autoritetet japoneze të shtunën. Në rastet e katastrofave natyrore, 72 orët e para janë kritike për përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Ekspertët e quajnë këtë periudhën e artë për gjetjen e të mbijetuarve pasi kushtet e njerëzve të bllokuar nën rrënoja, apo të lënduar, mund të përkeqësohen shpejt pas kësaj periudhe. Shtrirja e plotë e dëmeve nuk është ende e ditur por më shumë se 200 persona konsiderohen ende të zhdukur. Operacionet e kërkimit po vazhdojnë ndërkohë në Ishikava.

Top News- Erërat e egra “gjynjëzojnë” SHBA, përmbytje e shkatërrim nga uragani i frikshëm Isaias
10/10 18:00
Top News – Stuhitë godasin Italinë, qytete nën ujë/ Kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme
10/10 15:30
Top Channel/ Turqia kufizon rrjetet sociale, platformat duhet të ndalojnë përdorimin nën 15 vjeç
10/10 15:19
Top Channel/ Në Tokë pas tetë muajsh në ISS, katër astronautë kthehen nga stacioni hapësinor
10/10 14:23
Top Channel/ Bombat ruse vrasin 11 civilë! Tre fëmijë mes viktimave në Zaporizhzhia
10/10 14:23
Top Channel/ Gjermania vijon presionin ndaj Moskës, SHBA lehtëson kufizimet për naftën ruse
10/10 14:23
Top Channel/ Putin i hapur për ulje tensionesh! Kremlini flet për propozime të Trumpit
10/10 14:22
Top News – Terroristi serb del hapur/ Milan Radoiçiç në fushatë me Vuçiç përkrah djalit të tij
10/10 14:00
Top Channel/ Nafta ruse, përplasje me Kievin! Kremlini konfirmon ofertën për SHBA-në
10/10 13:36
Top Channel/ Uragani Isaias godet Floridën! Mbi 500 mijë abonentë mbeten pa energji
10/10 13:35
Top News – Trumpit ‘nuk i del inati’. Ankohet se nuk fitoi Nobelin e Paqes-Irani do zhduket!
10/10 13:20
Top Channel/ AI nxiti vetëlëndim, Kentaki publikon detaje të padisë: Character.AI dyshohet se…
10/10 12:26
Top News-Rrjeti i Kremlinit bie në Malin e Zi!Mision sekret për të dëmtuar integrimin e vendit në BE
10/10 12:03
Top News – ‘Vrasja e Khameneit ishte gabim’. Opozita izraelite kundër SHBA- Solli ekstremizëm
10/10 11:45
Top News – Greqia armatoset deri në dhëmbë. Gazeta izraelite – Mesazh i qartë për Ankaranë
10/10 11:44
Top Channel/ AI shpik denoncim për vrasje! U dërguan të dhëna të rreme në polici gjatë një testi
10/10 11:23
Top Channel/ SHBA, Ukraina dhe europianët takohen në Miami, kërkojnë zgjidhje para dimrit
10/10 11:10
Top Channel/ Dilema në SHBA, Transmetimi drejtpërdrejt i ekzekutimit të Nidal Hasanit ngjall reagime
10/10 11:08
Top News- Tërmet apokaliptik 7.7 ballë….shkundet toka, rrafshohen ndërtesat
10/10 11:04
Top News – Delhi kthehet në fortesë. Gjenerata Z mbush sheshet, përplasje me policinë
10/10 11:03