Një 24-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë nën dyshimet se duke përdorur dokumentacion të falsifikuar do të kërkonte azil në Britaninë e Madhe me pretendimin e rremë se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit. E reja me inicialet M.M. u arrestua ndërsa nën hetim është edhe një 30-vjeçar, që e shoqëronte në Aeroportin e Rinasit.