Përpjekja e dy të rinjve nga Elbasani për të mashtruar kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka çuar në prangat e policisë. Policia njoftoi arrestimin e shtetasve Edison Korra dhe Orest Balla, përkatësisht 24 dhe 23 vjeç. Dy të rinjtë dyshohen si autorët e ngritjes së një plani për t’i zhvatur përmes mashtrimit 100 mijë euro kreut të FSHF, Duka.